pap-testÇfarë është PAP-Testi?: Pap testi është një test i shpejtë dhe i thjeshtë, pa dhimbje, që bëhet për të parë qelizat e qafës së mitrës. Pap testi është një ekzaminim shume i rëndësishëm për një grua, mbasi bën të mundur të kapet në faza të hershme tumoret e qafës së mitrës.

Roli PAP-Testi?: Eshte se kur behet me rregullë Pap-testit zbulon qelizat jo normale në fazat e hershme pa dhënë ende kancer të qafës së mitrës. Dhe nese kapen ne kete kohe, trajtimi bëhet më i lehtë dhe shanset për sherimin e tij janë shumë më të mëdha.

Kush duhet ta bëjnë Pap-Testin ?: Këshillohet që të gjitha femrat 3 vjet pasi kanë filluar aktivitetin seksual duhet të kryejnë PAP testin rregullisht.

Sa shpesh duhet bërë PAP-Testi ?: Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandohen: Të gjitha femrat e moshave nga 21 deri në 65 vjeç duhet të krye një Pap testin!. Femrat e moshave 21 deri në 49 vjeç duhet të kryejnë Pap testin çdo vit. Nëse 3 Pap teste rresht dalin normal atëherë vazhdohet kryerja e Pap testit çdo 3 vjet. Femrat e moshave 50 deri në 64 vjeç duhet të kryejnë Pap testin çdo 3-5 vjet.

Per kryrjen e PAP-Testit kërkohet që ?: Dy ditë përpara se të shkoni për të bërë Pap testin, nuk duhet te përdorni medikamente, suposte apo kremra vaginale. Gjithashtu nuk duhet kryer marrëdhënie seksuale 24 orë përpara Pap-testit Pap testi nuk këshillohet të bëhet në periudhën e ciklit menstrual.

Si bëhet Pap-Testi ?: Pap testi është një test i thjeshtë, i shpejtë, i padhembshëm dhe që zgjat vetëm pak minuta. Mjeku merr një sasi qelizash prej qafës së mitrës me një furçë të vogël që është posaçërisht për këtë. Materiali më pas dërgohet në laborator.

Rezultati i PAP-Testit ?: Nëse rezultati i PAP-Testit del jo normal, do të thotë që disa qeliza jo normale janë gjetur në qafën e mitrës, por kjo nuk do të thotë gjithmonë që janë kanceroze. Në disa raste pjesët jo normale duhen hequr që të mos kthehen në kancer.Ky trajtim nuk ndikon në jetën seksuale apo në mundësinë për të pasur fëmijë.Nëse Pap testi tregon një dyshim apo gjendje jo normale mjeku do t`ju kërkojë të përsërisni testin mbas 6 muajsh apo t’ju kërkojë të kryeni ekzaminime të tjera shtesë si kolposkopi po biopsi.Biopsia është e vetmja mënyrë e sigurtë për të përcaktuar nëse qelizat jo normale kanë lidhje me kancerin.Pap Testi është test i thjeshtë, i shpejtë, i padhimbshëm, që zgjat vetëm pak minuta dhe që ju shpëton jetën!

Punoi : A. Gashi